E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta flasin 6 nga demonstruesit e 21 janarit


Arben Kacorri mesues ne Tepelene

Kryeministri i fundit komunist ne gjithe Evropen po perdor armet kunder qytetareve me shpresen se do ti trembe ata. Gjithe jeten time kam punuar si mesues. Qeveria me hodhi ne rruge sepse nuk mund te behesha sherbetor i saj duke perdorur femijet per mitingjet e Saliut. Por nuk jam penduar per zgjedhjen qe kam bere. Megjithese i papune ndergjegjen e kam te qete dhe sot mund ta ngre me force zerin tim. Vetem te gjithe bashke do te bejme te mundur qe kjo qeveri horrash dhe ky kryeminister vrases te largohen. Te mos largohemi nga ky shesh deri sa njeriu qe ka pushtuar godinen e kryeministrise te largohet. Kjo eshte sot nje detyre qytetare. Askush nuk mund ta terheqe zvarre te ardhmen e femijeve tane.


Ilir Muho ish-votues i PD

Ne 2005 besova premtimin e Saliut se do te luftonte korrupsionin. Votova PD me shprese se do te kishim me ne fund nje qeveri te duarve te pastra. Por kjo as qeveri nuk eshte. shte nje bande qe vjedh. Pamja e shemtuar e atij zv.kryeministrit qe me bllok ne dore bente pazar sikur te ishte ne mall te babait ishte deshmia e fundit por me e qarta e menyres se si po grabitemi te gjithe. Ne 21 janar vendosa te dal ne proteste jo pse jam opozitar as sepse kam ndonje interes se kush do ta marre pushtetin por sepse nuk mund te hesht me. Qytetarise sime qeveria ju pergjigj me gaz lotsjelles dhe plumba sikur te kishte perballe terroriste. Per hir te atyre 4 burrave te vrare do te vazhdoj te jem ne protesta sa kohe te kem fryme.


Hysni Peposhi shok i Hekuran Dedes

..Ne 21 janar isha vetem pak metra qe ketu.. Atje u vra Hekurani. E pashe kur u rrezua ne toke. Isha aty kur ai dha shpirt kur shoku im dha shpirt dhe sa te jem gjalle nuk do ti harroj ato momente. Akoma sot nuk e besoj dot.. Une dhe Hekurani do niseshim per Greqi vetem pak dite pas demonstrates. Atje kemi vite qe punojme per te mbajtur familjet. Rropatemi rrugeve te botes per nje kafshate buke. Nuk e kishim cuar ndermend qe Sali Berisha mund te jepte urdher qe te na vrisnin. Sepse jemi shqiptare ne e shqiptar ai. Une ia kam borxh Hekuranit qe ta coj drejtesine ne vend. Ia kam borxh qe te bej gjithe cfare te mundem. Ska qeveri e ska Sali Berishe ne bote qe te mund te fshihet pergjithmone nga ne te gjithe..


Ina Yzellari 20 vjecare

20 vjet me pare kur ne Shqiperi ra komunizmi dhe erdhi ne pushtet ky Berisha une nuk kisha lindur akoma . Kane kaluar 20 vjet dhe as une e as bashkemoshataret e mi nuk i kemi mundesite qe ka dhe i riu me i fundit nga familja me e varfer ne Europe. Vetem femijet e qeveritareve jane ndryshe. Ata nuk duhet te vrasin mendjen se cpune do te bejne. Per kete mendon babi minister ose mami deputete. Femijet e tyre nuk duhet te shqetesohen se mos prinderit u ngelen pa pune nuk duhet te shqetesohen se ne cshkolle do te shkojne. Per kete mendon babi ose mami ne pushtet. E cfare ndryshimi ka kjo nga komunizmi fare ka ndryshuar ateherere Qe e quajme veten demokraci


Miranda Gjashta

Ne jeten time kam pare shume gjera. Po nuk ma merrte mendja asnjehere se do te shikoja ate qe me pane syte ne 21 Janar. Si ka mundesi ti hiqet jeta dikujt vetem sepse ai kerkon ate cka eshte e tij Sot nuk ka shtet qe te na mbroje e te punoje per ne. Keta dine te numerojne vetem parate e tyre te vjedhjeve. Na i kane marre te gjitha e po ndajne edhe cka mbetur. Po me bijte tane cpaten Cdo here qe shikoj ato pamje te 21 janarit me sembon ne zemer. E nuk mund te rri me ne heshtje as une qe nuk vras dot nje mize. Nuk mund te hesht. Po na vrasin per te na mbyllur gojen. Ikni Ikni se per ju ne cdo zemer nene ka vec mallkime e nuk ka me keq se tju kape mallkimi i nenave..

Artes Dybeli i plagosur ne 21 janar

Ne daten 21 Janar isha ne mes te turmes. Nuk kisha gur ne dore nuk isha i armatosur e nuk kisha qellim te lendoja askend. Megjithate u godita me dy plumba. Njeri me goditi ne qafe duke mos prekur per disa milimetra arterien kryesore. Tjetri ne shpatull. Nuk e kisha menduar kurre se do te qelloheshim me plumba ne mes te sheshit kryesor te vendit ne vitin 2011 vetem e vetem sepse nuk me pelqen kjo qeverisje. Ne ditet pas 21 Janarit jam menduar shpesh se cfare duhet te kishte qene ndryshe. Sot e shoh mire se cfare SHT NDRYSHE Jemi ne. Jemi me mijera qe kemi refuzuar te fshihemi. Kemi mundur friken dhe tashme nuk duhet te ndalemi derisa drejtesia te vendoset per kater deshmoret e 21 Janarit..



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›