E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombësia, Dule: Do apelojmë në Strasburg

KORÇE- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule gjatë një takimi me mbështetës të partisë së tij në Korçë deklaroi se vendimi për heqjen e termit kombësi nga Gjykata Kushtetuese do të apelohet në Gjykatën e Strasburgut.

Sipas Dules, ky vendimi i Kushtetuese është marrë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.

Ai tha se po synohet tkurrje e minoriteteve në Shqipëri. Dule kritikoi edhe njëherë procesin e censusit, për të cilin tha se ka munguar e drejta për të vetëdeklaruar të dhënat personale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›