E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet një minator, nuk dihet fati i tij

BULQIZE- Një minator mësohet se ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e minierës së Bulqizës. Për fatin e tij ende nuk dihet asgjë .

Sipas të dhënave të parë mësohet se minatori, Bajram Dalipi po punonte në një galeri private, të liçensuar që nuk ka lidhje me galeritë e kompanisë ACR.

Ende nuk dihet se nën pronësi të kujt është galeria që mban numrin 58 në zonën D. Raportohet se minatori ka mbëtur i bllokuar në rreth 1000 metra thellësi. Policia ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po punon për zhbllokimin sa më shpejt të situatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›