Fajon: Për Serbinë dhe Ballkanin mund të aplikohen sërish vizat
BEOGRAD-Raportuesja e Parlamentit Evropian për regjimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, Tanja Fajon ka pohuar se ekziston mundësia që për vendet e rajonit të Ballkanit sërish të aplikohen vizat. Paralajmërimi konkret ishte për Serbinë pasi është shtuar së tepërmi numri i azilantkërkuesve nga ky vend. Por Fajon në një intervistë për "Veçernje novosti" të Beogradit ka shtuar në fjalën e saj dhe Rajonin e Ballkanit.
Ajo citohet të ketë thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtojnë seriozisht përmbushjen e detyrimeve, sidomos çështjen e azilantëve të rremë për të shmangur këtë pasojë.
"Komisioni Evropian në fillim të këtij viti ka aplikuar një mekanizëm të posaçëm, me të clin do të përcjellë se ç'po ndodh në lidhje me liberalizimin e vizave. Në rast të shkeljes serioze, vendet anëtare mund të kërkojnë vënien e Serbisë apo të ndonjë vendi tjetër në listën e zezë. Kjo mundësi ekziston dhe druaj se pa përgjegjshmëri serioze të qeverisë së Beogradit dhe të qytetarëve, kjo procedurë e kthimit të vizave do të jetë edhe më e shkurtër, sepse disa vende si Franca dhe Holanda, synojnë ta përshpejtojnë këtë procedurë", është shprehur Fajon në një intervistë për "Veçernje novosti" të Beogradit.
(d.b/BalkanWeb)