E Diel, 1 Nëntor 2026

Adele, mbretëresha e iTunes, për 2011-tën

Sukses i paparashikuar për këngëtaren angleze Adele. 23- vjeçarja udhëheq klasifikimet sa i takon këngëve më të shkarkuara në iTunes në vitin 2011, ndërsa është emëruar dhe artistja e vitit.

Një ndër hitet e saj të padiskutuara Rolling in the Deep, në  iTunes ka mposhtur këngëtarët më në zë të momentit si Katy Perry, Bruno Mars, LMFAO dhe CeeLo Green.

Jo vetëm kaq, por albumi 21 i këngëtares Adele, rezulton të jetë më i shituri në Britaninë e Madhe, duke lënë pas albumin Back to Black të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›