Bostinaru: Skandaloze etiketimet ndaj Topit për 21 Janarin
Për europarlamentarin Viktor Bostinaru, tentativa e disa zërave për ta përfshirë Presidentin e Republikës në një grusht shteti më 21 Janar është skandaloze.
Në takimin e Presidentit të Republikës me delegacionin e Parlamentit Europian, mësohet se Bostinaru, përveç vlerësimit të rolit të presidentit më 21 janar, u shpreh i skandalizuar nga tentativat e disa zërave për ta përfshirë kreun e shtetit në një grusht shteti. Edhe europarlamentari tjetër, Eduard Kukan që drejtonte delegacionin e PE-së, ka vlerësuar qëndrimin e presidentit për qëndrimet e tij gjatë krizës së fillimvitit, një periudhë që ai e quajti tejet të vështirë për Shqipërinë dhe të rrezikshme. Ndërsa Tanja Fajon theksoi ndër të tjera gjatë takimit rolin që presidenti Topi duhet të luajë në demokratizimin e shoqërisë.