Kombet e Bashkuara projekt për forcimin e kontrollit në kufi
TIRANë- Faza e tretë përmbyllëse e projektit “Mbi forcimin e kontrollit kufitar dhe drejtësisë penale në luftë kundër trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar në Shqipëri”, është lancuar sot nëpërmjet një ceremonie të zhvilluar në Tiranë. Ky projekt është vënë në zbatim nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogat dhe krimin në sajë të financimeve nga qeveritë italiane dhe gjermane, ndërkohë që vazhdimi i fazës së fundit është bërë i mundur nga financimi me një vlerë prej 400.000 eurosh nga Qeveria Italiane.
Në fjalën e tij kreu i policisë së shtetit Burgaj theksoi se rezultatet pozitive të këtij projekti vihen re edhe në “operacionet e suksesshme antidrogë dhe antitrafik të muajve të fundit, në përfundim të të cilëve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mariuane dhe heroine, si dhe janë arrestuar apo shpallur në kërkim autorët e veprave penale. “Shefi i Zyrës së Bashkëpunimit Italian në Shqipëri, z. Flavio Lovisolo, garantoi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane në këto sektorë.
Ky projekt u fokusua në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet doganave dhe policisë në luftën kundër krimit ndërkufitar, kryesisht në Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar dhe doganor të Kakavijës, Tre Urat, Qafë Botë, Porti i Sarandës, Porti i Vlorës, Shëngjin, Hani i Hotit dhe Muriqan. Projekti ofroi pajisje logjistike për përdorim të përbashkët mes policisë kufitare dhe doganave, si: automjete, mjete të kontrollit antikontrabandë, pajisje kompjuterike dhe programe për analizën e informacionit kriminal, Faza e parë e këtij projekti u financua nga qeveria italiane me nje fond prej 1 milion dollarësh, ndërsa faza e dytë u financua nga qeveria gjermane me një fond prej 632.000 dollarësh.
(m.a/News24/BalkanWeb)