E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Transparencë e plotë për zgjedhjet

Presidenti i Partive Europiane Socialiste Poul Nyrup Rasmussen shpreh hapur mbështetjen e tij për kërkesën e socialistëve shqiptarë për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Pas një takimi të zhvilluar me liderin socialist Edi Rama, Rasmusen u shpreh pro ngritjes së një komisioni hetimor për zgjedhjet, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqësues ndërkombëtare.

“Unë po u bashkohem përpjekjeve për të arritur transparencë të plotë, se edhe unë do të doja t’i shprehja dëshirën time për ngritjen e një Komisioni Hetimor, një komision hetimor të pavarur, i cili të negociohet dhe të pranohet edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Komision i cili mund të përbëhet nga shqiptarë, por edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë të pavarur, ç’ka do të garantonte se ky komision hetimor do të shqyrtonte cdo pikëpyetje, dyshim apo cështje të tjera mbi zgjedhjet e fundit. Transparencë e plotë, Komision Hetimor, le ta mbarojmë këtë punë” tha Rasmusen.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 31 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›