Menaxhimi i borxhit publik, Stringa: Qeveria të bëjë kujdes
Qeveria duhet te beje kujdes ne menaxhimin e borxhit publik pasi treguesit jane te tille qe na vendosin ne gjendje alarmi. Keshtu shprehet eksperti i ekonomise Omer Stringa ndersa komenton situaten ekonomike ne vend.
“Nëse përsëri borxhet do të kemi konceptim t’i shtyjmë me borxhe në përgjithësi unë e quaj të frikshme si situatë. Nëse ne nuk e menaxhojmë mirë borxhin sivjet mund të themi se jemi mirë edhe vitin që vjen, por vjen një dite dhe gjendemi zbuluar në të gjitha drejtimet. Për këtë shembull është Greqia. Unë gjykoj që sivjet duhen parë shpenzimet me shumë seriozitet dhe duhen riparë të ardhurat me shumë seriozitet” tha Stringa
Sipas tij Autoritetet duhet t’i largohen euforise dhe te marrin masa konkrete. “Deri më sot nuk kam parë masa. Gjithmonë kam parë një eufori. Pavarësisht nga fjalët që flet qeveria, treguesit kanë filluar të jenë alarmantë” tha Stringa.
Ndersa qeveria premton rritje pagash, dekani i Fakultetit Ekonomik thote se kjo mund te behet nese rritja ekonomike shkon 6 për qind. “Nëse qeveria do të garantojë një rritje mbi 6%-7% dhe unë uroj që të jenë gjasat, por ato nuk janë të tilla. Unë gjykoj që nuk është në të mirë të administrimit publik të të ardhurave” tha Stringa.
Zoti Stringa thote qeveria duhet te mesojë nga kriza e Greqise, e cila sipas tij do te kete efektet e saj ne ekonomine shqiptare, me renien e investimeve greke dhe te prurjeve te emigranteve.
Taulanta Boja
< I mëparshmi