“Srebenica”, Tadic: Distancohemi nga krimi i llahtarshëm
BEOGRAD- Me miratimin e deklaratës për Srebenicën, Kuvendi i Serbisë dhe populli serb treguan qartë se distancohen nga ky krim i llahtarshëm. Kështu është shprehur presidenti serb Boris Tadic duke e cilësuar këtë një moment patriotizmi dhe kontributi për pajtimin rajonal.
“Me këtë deklaratë ne dhamë një kontribut të madh në demokratizimin e Serbisë dhe pajtimit në rajon. Me vjen keq që nuk është miratuar vitet e mëparshme por miratimi i saj sot flet për vlerat politike të Serbisë dhe konceptit tonë se i shohim fqinjët në një të ardhme të përbashkët europiane”deklaroi presidenti serb.
Me rezulotën e miratuar mbrëmjen e djeshme Parlamenti Serb u ka kërkuar zyrtarisht ndjesë familjeve të mbi shtatë mijë personave të vrarë në vitin 1995 nga serbët e Bosnjës në Srebrenicë. Rezoluta e dënon masakrën, por nuk e cilëson atë si "genocid", termi që përdoret për të nga Kombet e Bashkuara.
(e.n/BalkanWeb)