E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombet e Bashkuara tërheqin 600 anëtarë nga Afganistani

Kombet e bashkuara kanë deklaruar se do të zhvendosin përkohësisht 600 anëtarë të stafit të tyre nga Afganistani duke filluar që nga dita e enjte. Për shkak të gjendjes së tendosur në Afganistan, OKB -ja ka vendosur që 600 bashkëpuntorë të saj t'i strehojë në vende më të sigurta brenda dhe jashtë vendit. Zëdhënësi i OKB-së Aleem Siddique, kumtoi në Kabul se këto masa që prekin pothuajse gjysmën e personelit të OKB-së në Afganistan do të zgjasin shumë javë. Një vendim i tillë vjen pas sulmit të 28 tetorit në Kabul, kur u vranë pesë bashkëpunëtorë të OKB-së. Javën e kaluar atentatorët talebanë vranë pesë punonjës të okb-së dhe tre afganë, gjatë një sulmi në kabul. Ishte ky sulmi më i rëndë ndaj një përfaqësie të organizatës botërore në historinë 50 vjeçare të angazhimit të saj në Afganistan. Anëtarët e stafit që do të largohen për arsye sigurie, pas një periudhë kohe do të mund të rikthehen sërish në vendet e tyre të punës. Kombet e Bashkuara kanë 1300 anëtarë të personelit në Afganistan. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, i ka dënuar ashpër sulmet e javës së kaluar, dhe ka kërkuaë të merren te gjitha masat për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Vendimi i OKB-së thotë se gati gjysma e personelit ndërkombëtar prej 1300 vetësh, do të nxirret nga Afganistani për gati një muaj. Përmes një deklarate, thuhet se zhvendosja afatshkurtër bëhet me qëllim që të shtohen masat e sigurisë për përsonelin e OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›