E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistet e rinj larg tregut te punes

Sfida e të gjithë studentëve në ditët e sotme është gjetja e një pune pasi lënë dyert e shkollës. Kjo ndodh me të gjithë të rinjtë në cfardo profili professional, por për  ata që studiojnë në Akademinë e Arteve risku është edhe më i madh. Mes tyre, më pak të favorizuarit nga tregu i punës skulptorët e rinj. Pasioni I fëmijërisë dhe dëshira për t’u bërë artist i nxit ata të regjistrohen në Akdemi edhe pse janë koshient që gjetja e një pune  do të jetë një sfidë e vërtetë.

"Normalisht e kisha pasion skulpturën. Idenë e kam sa e vështirë është por gjithsesi, kushdo që mundohet normalisht që arrin dicka. Veten time e shoh në një studio private, punë të miat, personale duke pasur pavarësi nga të tjerët, po gjithashtu duke punuar dhe për veten time", tha Klodian Marku, student.

"Që i vogël e kam pasur dëshirë. Meqë i jemi futur kësaj pune, besoj se do ta marrim frutin. E vështirë është por do e përballojmë me këmbënguljen që kemi për të ecur përpara. Dhe frika ekziston, po do cajmë përpara duke e ushtruar profesionin në vetvete", thotë Florjan Prendi, student.

Zëvëndës rektori dhe petagogu Artan Peqini pranon se për artistët e rinj  e më shumë ata të arteve vizive mundësitë janë të pakta edhe për profesione alternative, por statistikat tregojnë se numri i aplikimeve për regjistrim është vazhdimisht në rritje.

"Në fakt më shumë vështirësi ka pasur në degën e skulpturës, për vetë realitetin që dikur ky departament ka patur një impakt direkt në krahun e punës, flas për sistemin e kaluar. Kështu që, ata janë në mënyrë më direkte më të vetmuar në këtë sens dhe përpiqen që të ndërtojnë një marrëdhënie në sektorin e punës nëpërmjet një zgjidhjeje personale. Ai qe futet ne art natyrisht qe rrezikon, aty ka nje pasion ne mes, jo cdo gjë është e garantuar", u shpreh zv.rektori Artan Peqini.

Rastet kur studentë te akademisë së Arteve e vecanërisht ata të arteve pamore, pranojnë cdo lloj pune për të jetuar nuk janë të pakta. Studiot private dhe mediat mbeten ndër mundësitë më të mira të momentit.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›