Sneijder: Kam kontakte me Mourinhon

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder ka shtuar dilemat e përfolura orëve të fundit për një kalim te skuadra e Chelseat. Mesfushori i Galatasarayt ka thënë se mbanë kontakte ende me Jose Mourinhon dhe se ai mbetet idoli i tij.
"Ne kemi mbajtur dhe mbajmë vazhdimisht kontakte. Nuk e di nëse unë mund të jem lojtar i Chelseat, por marrëdhënia me Mourinhon nuk ndryshon. Jam i lumtur te Galatasaray, por ende nuk kemi vendosur për të ardhmen time" deklaroj Sneijder.
Në mediat angleze është shkruar orëve të fundit se Mourinho e ka në plan blerjen e Sneijder te Chelsea./Indeksonline/