E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, 1-1 meApoloninë, zhgënjimpara Rumanisë

DURRES- Kombëtarja shqiptare ka barazuar 1-1 me Apoloninë në ndeshjen e kontrollit të zhvilluar ditën e martë në Niko Dovana të Durrësit. Ekipi kuqezi ka zhgënjyer përballë një ekipi modest, ndonëse qëllimi i kësaj sfide nuk ka qenë rezultati. Salihi ishte ai që shënoi golin për kombëtaren, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës ka treguar disi një mungesë impenjimi.

Megjithatë, përsa i përket ndeshjes me Rumaninë, futbollistët premtojnë se ajo do të jetë ndryshe nga përballja e fundit, që u mbyll 6-1 për ekipin rumun dhe ku u hodhën dyshime deri për trukim. “Unë nuk besoj se ka patur ndonjëherë ndonjë lojtar të kombëtares sonë që ka dashur që Shqipëria të mos fitojë, - thotë sulmuesi Hamdi Salihi. - Këto janë statistika me të cilat media merret shumë, ndërsa ne jo edhe aq. Dy ndeshje kanë shumë ndryshim, madje edhe kur luhen në harkun e dy ditëve. Ne mund të mundemi më keq, por kjo nuk do të thotë se humbja erdhi për shkak të “6-1”-shit të parë. Ne lojtarët tani e kemi hequr nga mendja atë disfatë, ndoshta duhet ta bëni edhe ju mediat këtë. Tani gjithçka është ndryshe, sepse është një ndeshje komplet e re”, shton ai. Ajo çfarë ndodhi në Rumani mund t’i ndodhë çdo ekipi. Besoj se aty nuk ka pasur kurrfarë kalkulimi dhe të gjithë dhanë maksimumin. Pësuam 6 gola dhe pastaj njerëzit nisën të dyshonin, por ajo ndeshje për ne është harruar, sepse është periudhë e re”, deklaron Debatik Curri. Rumania megjithatë mbetet një skuadër më e fortë se Shqipëria, sidomos në fushën e saj. Por, ajo nuk ka treguar një ecuri të mirë në eliminatoret e fundit, ç’ka ka ngritur shumë pikëpyetje mbi forcën e saj. Kombëtarja do të luajë ditën e premte në orën 20 ndaj Rumanisë, në ndeshjen e parë për eliminatoret e Europianit 2012. Kuqezinjtë do të udhëtojnë të enjten me çarter drejt vendit ballkanik, ndërsa do të kthehen menjëherë pas ndeshjes.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›