Hague-Thaçit:Respektojmëpavarësinë e Kosovës
PRISHTINë- Dje pasdite, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague.
Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit thuhet se asnjë nga shtetet mike të Kosovës nuk do ta mbështesin asnjë rezolutë që mund të bëjë thirrje për bisedime rreth statusit të Kosovës.
"Qëndrimi ynë i qartë është se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integriteti i saj territorial është i pacenueshëm. ", theksoi ministri Hague.
Kryeministri Thaçi përsëriti qëndrimin e tij se Kosova është e gatshme që të ketë bashkëpunim ndërshtetëror me Serbinë, por në asnjë mënyrë nuk do të ketë bisedime që ndërlidhen me çështje të brendshme të Republikës së Kosovës.
Ministri Hague i ka konfirmuar kryeministrit Thaçi mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në proceset shtet-ndërtuese dhe në rritjen e numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)