E Diel, 1 Nëntor 2026

Uragani Ërl në lëvizje drejt pjesës lindore të SHBA

Uragani Ërl po lëviz me shpejtësi të madhe drejt pjesës lindore të Shteteve të Bashkuara, pasi shkaktoi dëme në ishujt e Karaibeve.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami tha se sot në mëngjes stuhia e kategorisë së katërt vazhdoi me erëra që kapnin shpejtësinë prej 215 kilometra në orë. Zyrtarët thonë se presin që uragani ta shtojë intensitetin, ndërsa i afrohet brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara, ku pritet të prekë tokën të enjten në mëngjes, në zonën mes shteteve të Karolinës së Jugut dhe New England.

Dje, banorët në Porto Riko dhe në ishujt britanikë Virxhin u përballën me rreshje të shumta dhe errëra të forta, kur uragani Ërl i kategorisë së katërt përfshiu pjesën veriore të ishujve.

Në fillim të javës uragani u shoqërua me shira të shumta në ishuj të tjerë të Karaibeve, ku stuhia e fuqishme shkaktoi mungesa elektriciteti, rrëzimin e pemëve dhe dëme nëpër shtëpi banimi. Uragani ka detyruar anijet që të ndryshojnë kursin për në porte të tjera, ndërkohë që linjat ajrore kanë anuluar fluturimet në mbarë rajonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›