Ronaldinjo Pato Ibrahimovic Robinjo Jo Erjon Bogdani
Cezena i ka shokuar te gjithe ku ka marre ate fitore te rendesishme 2-0 ndaj Milanit te perforcuar. Por merita kryesore i takon pikerisht sulmuesit shqiptar te skuadres se sapongjitur ne Serine A Erjon Bogdani i cili ka qene dhe heroi i ndeshjes. Bomberi kuqezi ka qene rreziku permanent ne porten e Milanit te kater yjeve Qe nga minuta e pare kane zbritur ne fushe Ronaldinjo Ibra Pato nderkohe qe ne pjesen e dyte eshte larguar Dinjo per ti lene vendin brazilianit tjeter Robinjo. Gjithsesi Bogdani u ka vjedhur skenen te kater yjeve te Milanit duke u shnderruar ne yllin e mbremjes se djeshme. Ka qene protagonist ne disa raste per gol por ne minuten e 31-te shqiptari realizon nje gol te rende ne porten ne kuqezinjve duke goditur mrekullisht me koke nje top qe perfundon ne rrjete. Serish ne minuten e 44 eshte Bogdani i cili terheq pas vetes te gjithe mbrojtjen e Milanit arrin te jape nje asist per Xhiakerinin i cili me te majten ka mundur te mposhte portierin Abiati per here te dyte. Ne pjesen e dyte Milani eshte perpjekur te jape maksimumin per te permbysur rezultatin por ka qene e pamundur madje ka qene me fat qe nuk ka pesuar edhe nje gol tjeter.