E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, 4 ditë grumbullim në Estoni

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të jetë e grumbulluar për katër ditë në kryeqytetin Estonez, Talin përpara miqësores së 14 nëntorit. Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe do t'i mbajë sërish lojtarët larg syve të tifozëve shqiptarë dhe do të vijojë punën në Talin të Estonisë. Për këtë ndeshje miqësore me shumë mundësi nuk do të jenë të grumbulluar pjesa më e madhe e lojtarëve titular, por do të thirren lojtarë të rinj dhe shumica mund të jenë nga Kampionati shqiptar i futbollit. Kuzhe kërkoi edhe një tjetër miqësore më 18 nëntor, por që nuk u gjet dot kundërshtar. Trajneri është në përgatitje për Europianin e vitit 2012-te dhe në këto miqësore do të përpiqet që të gjejë sa më shumë elementë të vlefshëm për skuadrën Kombëtare. Nga ky grumbullim dhe kjo miqësore është shtyrë edhe java e 11-te e Superligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›