Kombetarja De Biazi grumbullon 28 per Sllovenine e Islanden

Agon Mehmeti është emri më i ri i thirrur nga trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Sulmuesi nga Kosova luan në Superligën e Portugalisë për skuadrën Olhanense dhe madje ka arritur të shënojë e t’i japë fitoren ekipit të tij.
Në ekipin përfaqësues nuk janë thirrur sulmuesit Sadiku dhe Bogdani, ndërsa mbrojtësi Mavraj është i dëmtuar.
Shqipëria do të luajë në Slloveni e Islandë për eleminatoret e kampionatit botëror, përkatësisht më 7 e 11 shtator.