Kombetarja De Biazi i kenaqur me golat lojen dhe eksperimentet

Eksperimentet ndaj Lituanisë patën sukses, me përjashtim të ndonjë momenti. De Biazi mori përgjigje të rëndësishme në suksesin miqësor 4-1, duke u kënaqur nga golat, loja dhe nga testi në pritje të Norvegjisë.
Shqetësimi kryesor, në mos i vetmi, është dëmtimi i portierit Etrit Berisha. Shtatlarti u detyrua ta linte lojën shumë shpejt.
Me dy fitore radhazi në pak ditë, me 5 ndryshime në formacion dhe një stol plot me lojtarë të gatshëm, italiani ndoshta ka nisur të ndihet më i qetë dhe i sigurt. Por, le të mos mendojmë Botërorin. Radhën e ka Norvegjia në Tiranë.