E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Chelsea i keq për talentët"

Ish drejtori sportiv i Chelseat, Frank Arnesen ka deklaruar se Chelsea është një nga skuadrat që shuan më së shumti talentë.

Arnesen foli për përvojën e tij si drejtor sportiv i Chelseat duke thënë se skuadra nuk llogariste në talentët e skuadrës duke mos u dhënë shansin atyre.

"Chelsea mendon të bëjë skuadër vetëm duke shpenzuar. Si drejtor sportiv i skuadrës unë kam sjellur talentë si Borini, Sturridge, Stoch e Kakuta, lojtarë që sot janë të njohur në futbollin evropian" deklaroj Arnesen.

Ish drejtori sportiv i Chelseat dhe dorëheqje në vitin 2011, ndërsa tani këtë detyrë e ushtron tek skuadra gjermane, Hamburg./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›