Kombetarja Kuzhe perkedhel kuqezinjte
Nje ndeshje 7 kunder 7 kjo ishte edhe pjesa qendrore e stervitjes se djeshme te Kombetares. Kuzhe ndau dy ekipe me nga 7 futbolliste secili. Nje ekip i veshur me fanella te kuqe dhe ekipi i kundert me veshje me ngjyre te verdhe. Porten e improvizuar e mbronte Ujkani qe kishte ne ekip Vangjelin Lalen Dallkun si mbrojtes Agollin dhe Duron ne mes Salihin ne sulm. Ndersa ekipi tjeter perbehej nga Beqaj Vila Teli Memushaj Bulku Lika dhe Bakaj finalizues. Ndeshja e improvizuar kishte karakter te theksuar taktik dhe Kuzhe ishte i detyruar disa here te nderpriste lojen duke dhene udhezime mbi vendosjet e futbollisteve. Gjendja fizike e futbollisteve dukej e kenaqshme pasi ushtrimet taktike beheshin shpejt dhe me perpikeri. Formacioni do te marre ngjyrim te plote ne stervitjen e pasdites ne fushen artificiale te Kavajes pasi ne loje do te jene medoemos katershja Cana Lila Vrapi Muzaka dhe Bogdani. Keta te fundit Lorik Cana Andi Lila Endrit Vrapi dhe Gjergj Muzaka kane zhvilluar ndeshje me ekipet e tyre me vone nga te tjeret ndaj dje jane stervitur vecmas. Kuzhe dje perdori nje forme stervitore shume specifike teksa perqendroi ne te gjithe fushen futbollistet sipas reparteve. Perdori per 15 minuta pasimet ne afersi dhe distance qe perfundonin me gjuajtje.