E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana synon nje kroat per trajner

Tirana ne kerkim te trajnerit. Kandidatet potenciale per te zene kete post jane tre kroati Misho Krsticevic ish-trajneri Sulejman Starova dhe Shpetim Duro. Mirepo nuk mund te perjashtohet ndonje tjeter sic eshte drejtori teknik Alban Tafaj. Megjithate per momentin asgje nuk eshte vendosur dhe pritet qe sot presidenti Refik Halili te emeroje teknikun e ri. Jam ende ne tratativa dhe nuk kam vendosur per askend ka pohuar dje ne mbremje Halili per Panorama. Nderkaq Krsticevic eshte kandidati numer nje pasi ai preferohet edhe nga vete Halili. Kujtojme qe ai nuk eshte nje emer i panjohur per Tiranen pasi e ka drejtuar me pare kete skuader por ne rolin e zevendes/trajnerit ne kohen kur trajner ka qene boshnjaku Blaz Slishkovic. Krsticevic i lindur me 19 shkurt 1958 ne Ploces Kroaci eshte ish-lojtar futbolli i kombetares se Jugosllavise qe ka luajtur edhe per Hajduk Split Velez Mostar dhe gjermanet e Rot-Vajs Oberhausen. Ndersa burime te sigurta prane klubit bejne me dije se posti i trajnerit i eshte riafruar edhe Sulejman Staroves. Mirepo ky i fundit ka vendosur nje kusht te panegociueshem mosnderhyrje ne formacionin e ekipit. Starova e ka drejtuar Tiranen disa here. I vetmi problem eshte fakti se ai eshte larguar ne disa raste me polemika te shumta per shkak te influencave brenda grupit bardheblu. Ndersa Shpetim Duro ka kaluar momentalisht ne plan te trete por edhe ai ka shanse per te arritur nje marreveshje me drejtuesit bardheblu. Duro pasi regjistroi rezultate te dobeta ne kete fillim kampionati te Besa dha doreheqje te parevokueshme.

Ska pushim stervitje intensive

Bardheblute vazhdojne pergatitjet ndonese prej 10 ditesh nuk kane bere asnje dite pushim. Seanca e djeshme stervitore eshte drejtuar nga zv.trajneri Alpin Gallo. Ne kete seance te pranishem kane qene si titullaret ashtu edhe lojtaret e stolit. Mirepo vetem keta te fundit te cilet nuk u aktivizuan ndaj Beses kane bere pergatitje te plote ndersa te tjeret thjesht vrapime dhe ushtrime te lehta. Kishte nga ata titullare si Osmani Sina Karabeci etj. qe nuk u sterviten por thjesht e ndoqen te veshur civile kete seance. Nderkaq lojtaret qe u sterviten vecmas jane Bala Zizovic dhe Morina te cilet nuk jane ne kondicion te mire fizik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›