E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta Hysen Hakani debatikasi i filmit shqiptar

Kisha endrra me te medha por ngjarjet e medha qe ndodhen ne vendin tone nuk u rrokullisen ashtu sic mendoja e deshiroja dhe i kam mbetur borxhli moshes. Mund te isha shume me teper por kam kenaqesine qe dal ne rruge dhe me pershendesin. Kjo eshte dekorata me e madhe e jetes sime. Me urojne per filmat qe jane bere 50 vjet me pare. Keshtu do te shprehej kater vjet me pare regjisori Hysen Hakani i cili mbreme u nda nga jeta ne moshen 79-vjecare. Iku me pengjet se do te kishte dashur te krijonte me shume por edhe me lumturine se ne arkivin e filmit shqiptar ka lene disa nga veprat gure-themeli ne kinematografine shqiptare. Me ndarjen nga jeta te Hakanit kinemase shqiptare iu largua nje tjeter patriark. I lindur ne Berat ne vitin 1932 Hysen Hakani i cili mban titullin Mjeshter i Madh i Punes eshte realizuesi i filmit te pare artistik shqiptar Femijet e saj. Pas kesaj sprove te pare ai do te realizonte filmat Debatik filmi me i dashur i tij Toka jone Njesiti gueril Oshtime ne bregdet Cirku ne fshat Mysafiri etj. Gjate karrieres se tij si regjisor e skenarist ne duart e tij do te kalonin shume e shume artiste te rinj. Do te zbulonte Pavlina Manin Roland Trebicken e Dhimiter Pecanin. Ne filmat e tij debutuan mjeshtrit e skenes Naim Frasheri Sander Prosi e Loro Kovaci ndersa vete kishte mesuar nga me te miret Sokrat Mio qe ka hedhur bazat e Teatrit Popullor Pandi Stillu komiku brilant Nikolla Panajoti aktori i madh Mihal Popi Mihal Stefa e shume te tjere. Gjate viteve te shkeputjes nga kinematografia Hakani ka botuar tri libra Shkon dem sapuni tek arapi Jane prishur semaforet dhe i treti Skaner. Tre vjet me pare Arkivi Shteteror i Filmit organizoi nje ceremoni festive me rastin e 75-vjetorit te lindjes se tij. Me kete rast u shfaq edhe nje montazh me veprat e tij me te mira. Ishte hera e fundit qe Hakani do te fliste ne publik per punen e tij te gjate e te bukur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›