E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja, Muzaka në vend të MuçësMesfushori i SK Tirana, Gjergji Muzaka zëvendësoi në listën e parapublikuar mesfushorin e Dinamos, Gentian Muça

Rrjetet sociale:

Mesfushori i SK Tirana, Gjergji Muzaka, u thirr nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, për miqësoren me Estoninë në Talin (14 nëntor).

Muzaka zëvendësoi në listën e parapublikuar mesfushorin e Dinamos, Gentian Muça, ky i fundit nuk arriti të paisej me vizë hyrëse nga ambasada hungareze.

Kombëtarja u nis sot drejt Estonisë, ndërkohë që të mërkurën do të zhvillojë dy seanca stërvitore.

Kjo është miqësorja e tretë që Shqipëria do të luajë kundër Estonisë, dy të parat janë zhvilluar nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel: më 15 nëntor 2003, Shqipëria fitoi 2-0 me Estoninë, ndërsa më 28 prill 2004, Kombëtarja jonë barazoi 1-1 në Talin.

Kjo do të jetë miqësorja e katërt nën drejtimin e Kuzhesë, pas atyre me Gjeorgjinë (1-1), Qipron (6-1) dhe skuadrën gjermane të Bundesligës 2, Greuther Fyrth, të humbur 2-1.

Lista

1.    Samir Ujkani
2.    Isli Hidi
3.    Armend Dallku
4.    Debatik Curri
5.    Andi Lila
6.    Franc Veliu
7.    Gjergji Muzaka
8.    Ervin Skela
9.    Gilman Lika
10.    Lorik Cana
11.    Ansi Agolli
12.    Jetmir Sefa
13.    Emiljan Vila
14.    Klodian Duro
15.    Jahmir Hyka
16.    Hamdi Salihi
17.    Edmond Kapllani
18.    Elis Bakaj

Numri i klikimeve - 232
  E Marte, 10 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›