E Diel, 1 Nëntor 2026

“Perandori” ka rilindur, tashmë nuk di të ndalet

Ky është goli i 18-të personal për ish-sulmuesin e Interit, që prej kalimit në kampionatin brazilian gjatë merkatos së verës, duke rikonfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon me fanellën e Flamengos.

E djeshmja ishte një fitore tepër e rëndësishme në fushëm e një rivali të drejtpërdrejtë. Tri pikë që e ngjisin Flamengon në vendin e tretë, vetëm dy pikë larg kryesuesve të San Paolos. Kur duhen edhe pesë javë nga përfundimi i kampionatit brazilian, skuadra e Adrianos shfaqet si pretendente serioze për t’u shpallur kampione.

Por “Perandori” ka edhe një tjetër objektiv personal, vendin e parë në listën e golashënuesve. Deri tani ai ka shënuar 18 gola, aq sa edhe Giego Tardeli, që gjithashtu synon një vend në kombëtaren e Karlos Dungës.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›