Hamdi Salihi shpëton Rapidin nga humbja
Bomberi 25-vjeçar vazhdon të shënojë për skuadrën tek e cila u transferua gjatë merkatos së verës, duke treguar edhe një herë se është protagonist. Salihi u aktivizua si titullar në takimin e djeshëm midis Lask Linz dhe Rapidit.
Skuadra vendase kryesonte deri në minutën e 75-të, kur Hamdi Salihi dërgoi topin në rrjetë, pasi devijoi me kokë një krosim të ardhur pas një goditjeje nga këndi. Për sulmuesin kuqezi ky është goli i tetë në kampionatin austriak deri tani, nga të cilët gjashtë me fanellën e Rapidit dhe dy me Riedin.