Dinamo mund Besën dhe nis “arratinë”
Ka mjaftuar goli i Souzës, shënuar që në minutën e 21-të të pjesës së parë, që Dinamo të fitojë në Kavajë. Megjithatë, fundi i ndeshjes ka qenë mjaft i nxehtë, sepse gjyqtari i ndeshjes, Sokol Jareci, u ka mohuar vendasve një penallti, çka ka krijuar tension e acarim të tifozërisë vendase.
Pjesa e dytë është dominuar plotësisht nga vendasit, që krijojnë volum të madh loje, por nuk kanë njeriun-gol, atë që do ta shtynte topin në rrjetën e portës mike. Pas shënimit të golit, Dinamo ka aplikuar më shumë kundërsulmin, i cili mund të kishte rezultuar efikas në disa raste, duke e ndëshkuar sërish Besën, që ka hedhur forca të shumta në sulm. Por pikërisht në finalizim ka çaluar, ashtu si në ndeshjet e shkuara.
Në këtë mënyrë, Dinamo e rrit në 8 pikë diferencën me Besën e vendit të dytë, e cila, nga ana e saj, tashmë ndien presionin e Tiranës, që ka vetëm një pikë më pak, 17, së bashku me Apoloninë. Një javë para mbylljes së fazës së parë, Dinamo është “arratisur”, duke hedhur një hap vendimtar me këtë fitore në Kavajë, ndaj rivalit direkt.