E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, rritet niveli i Bunes, permbyten lagjet periferike

SHKODER- Lagjet periferike janë nën ujë përshkak të fryrjes së lumit Buna. Niveli i ujit në lumin Buna është rritur me 6 cm, Pamjet tregojne qarte se uji ka arritur deri ne buze te ures. Ne kete ure policia urdheron qarkullimin vetem ne nje krah te automjeteve per te shmangur rreziqet.Rreshjet e shiut, të cilat e kanë shtuar nivelin e ujrave në lumin Bunë dhe në Liqenin të Shkodrës, kanë sjellë përmbytjen e lagjes se Kirasit, 4 km larg Shkodres, që, njihet si zona e ndërmarrjes Zooteknike. Në këtë lagje gjenden banesa e shtëpi ku niveli i ujit ka kaluar një metër lartesi. Ndërkaq, banorët, të cilët kanë vendosur që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre i realizojnë nevojat e përditshme nëpërmjet lëvizjes me lundra e varka.Edhe në hyrje të Shkodrës, përballë uërs së Bunës, uji ka dalë dhe ka vërshuar në shëtitore dhe prezenca e tij është dhe në rrugën hyrëse të qytetit deri në lagjen Xhabije. Vendorët tregojnë se prezenca e ujit në këtë lagje shpjegohet dhe me shpërthimin e pusetave të cilat tashmë janë të mbingarkuara. Në shëtitoren përballë lumit Buna, niveli i ujit arrin në 50 cm.Situatë problematike dhe në Ajasëm, Bahcallëk, ku niveli i ujit shkon deri në 1 metër. Mësohet se nga fryrja e lumit Buna dhe e lumit Drin ka bërë që të rritet dhe niveli i ujit në liqenin e Shkodërs. Në lokalet buzë liqenit të ndërtuara poshtë aksit Shkodër. Shirokë- Zogaj, tashmë ndodhet prezenca e ujit, ndërsa mësohet se prezenca e ujit të liqenit ndodhet dhe në aks. Gazetarja e NEËS24 informon se nuk ka probleme për banesat në këtë zonë, pasi janë të ndërtuara mbi rrugë.Sipas të dhënave nga prefekti i Shkodrës vetëm në këtë rreth numërohen 10 mijë ha tokë të përmbytura, 2473 shtëpi nën ujë dhe janë evakuar 4748 banorë. Në rrethin e Shkdorës vazhdon evakuimi i banorëve nga lagjet Ajasëm, Kiras, nga komuna e Bushatit, Gur i Zi, Velipojë.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›