Farudin Hoxha siguron Topin: Digat nuk shperthejne
TIRANE- “Të gjithë shqiptarët dhe vetë presidenti duhet ta bëjë gjumin e qetë pasi diga është e sigurtë, Asgjë nuk mund të ndodhë”- Ky është mesazhi që projektues i Hidrocentralit të Fierzës dhe njëkohëisht kreun e Komitetit të Digave të mëdha ka dhënë menjëherë pas takimit me presidentin e Republikës Bamir Topi. I ftuar nga kreu i shtetit, (me kërkesë të vetë Topit) në një takim që u zhvillua në presidencë sot paradite mes zotit Farudin Hoxha dhe presidentit Topi është diskutuar mbi situatën që qarku i Shkodrës po përballet prej 9 ditësh si shkak i shkarkimeve të mëdha nga hidroevntralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës dhe fryrjeve të lumejve të Kirit, Drinit e Bunës.Pas mesazhit se digat në kaskadën e Drinit janë të sigurta, Farudin Hoxha ka kërkuar që me tejkalimin e situatës të gjithë specialistët duhet të bëjnë një analizë të hollësishme mbi shkaqet për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla. Edhe presidenti i vendit ka theksuar se nuk ka asnjë rrezik për digat e ngritura në kaskadën e Drinit.“Kjo kaskadë është tërësisht e sigurtë” tha për gazetarët presidenti, ndërsa shtoi se situata e krijuar nga përmbytjet në Shkodrës po shkon drejt përmirësimit.Më tej presidenti bëri apel për të rritur bashkëpunimin mes strukturave për përballimin e situatës ndërsa vlerësoi rolin e ushtrisë, policisë dhe të medias në përballimin dhe prezantimin e situatës në ndihmë të banorëve të qarkut të Shkodrës.(s.g/BalkanWeb)