Sërish sherr Skela-Rangelov

Ka humbur kompaktësinë në lojën e saj. Por duket se brenda skuadrës nuk ekziston më një klimë e mirë, sipas të përditshmes së njohur gjermane “Bild”.
Një ditë para ndeshjes me Hamburgun, duket se ka ndodhur një sherr në dhomat e zhveshjes.
Sulmuesi Dimitar Rangelov dhe regjisori Ervin Skela duhet të jenë përplasur sërish me njëri-tjetrin. Pikërisht Rangelov dhe Skela.
Të dy janë zënë para dy javësh gjatë ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Gladbahut (3:0), kush duhet ta gjuante penalltinë e fundit.
A ka vazhduar akoma ky sherr mes tyre edhe në dhomat e zhveshjes?
Rangelov: “Unë nuk dua të prononcohem për këtë”. Skela nuk ishte i disponueshëm për të dhënë një deklaratë.
Të dy nuk ishin të dielën në skuadër ndaj Hamburgut. Rangelov ishte mbrapa me stërvitjet pas dëmtimit, ndërsa Skela sapo ishte sapo ishte shëruar pas një gjendjeje gripale.