E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19 zbarkon në Belfast

Përfaqësuesja Under 19, e drejtuar nga Ramadan Shehu, ka mbërritur në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast.

Kuqezinjtë e vegjël do të jenë të impenjuar në Grupin 9 eliminator të Kampionatit Evropian U-19, ku i presin kundërshtarë mjaft të vështirë si Anglia, Serbia dhe organizatorët e Irlandës së Veriut.

Pas rreth dy javësh përgatitjeje në Mavrovë, dje në orët e para të mëngjesit, kombëtarja e moshave filloi zyrtarisht aventurën ndërkombëtare.

Ndeshja e tyre e parë do të luhet të mërkurën pasdite kundër Anglisë, në stadiumin “Kolerein”. Fakti interesant është se ky takim ka bërë që të shtyhet përballja e parashikuar për sot, ndërmjet vendasve të Kolereinit dhe Kliftonvil.

Takimi i dytë për Shqipërinë është planifikuar të luhet më 10 tetor (të premten) kundër Serbisë.

Aventura në grupin eliminator do të mbyllet me ndeshjen e datës 13 tetor, kur kuqezinjtë do të përballen me Irlandën e Veriut. Grupi është tejet i vështirë dhe kjo duket qartë nga emrat e kundërshtarëve, por objektivi i trajnerit Shehu dhe stafit të tij është që paraqitjet e skuadrës të jenë sa më të mira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›