E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Kaka' te Reali Madridit për 6 sezone

Madrid - Mbrëmë në mesnatë, Florentino Perez deklaroi se Kaka është një lojtar i Realit të Madridit. Ja edhe njoftimi zyrtar në faqen e klubit madrilen. 'Ricardo Izecson dos Santos Leite, Kaká, është një lojtar i Realit të Madridit. Lojtari brazilian ka kaluar mrekullisht vizitat mjekësore nga ana e klubit dhe ka firmosur një kontratë me Realin e Madridit për gjashtë sezonet e ardhshme'.

Ndërsa faqja zyrtare e klubit kuqezi nga ora 00.30 e sotme njoftonte:
"Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Kakà do të luajë te Reali i Madridit. A.C. Milan falenderon Kakàn njeri dhe kampion të madh për kontributin vendimtar që ka dhënë në fitimin e titujve për gjashtë sezone që ka luajtur me fanellën e Milanit. Humbja teknike është e madhe dhe e vështirë për t’u plotësuar edhe boshllëku që do lërë si njeri, simbol i serioziteti, i impenjimit dhe profesionalizmit.

A.C. Milan, në emër të drejtuesve, lojtarëve dhe tifozëve kuqezi, i uron Kakas urimet më të mira dhe suksese në karrierën e tij sportive.

Ende asgjë zyrtare në lidhje me koston e kësaj lëvizjeje, por ssipas mediave spanjolle, Reali i Madridit do paguajë 64.5 milionë euro, 2.9 milionë prej të cilave i shkojnë San Paolos. Lojtari brazilian do te perfitoje 9 milione euro neto ne vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›