E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandev mbyll kapitullin me Lacion

Romë - Atmosferë lamtumirash në shtëpinë e Lacios. Pas dorëheqjes së djeshme të trajnerit Delio Rosi, një rrufe tjetër në qiellin e kaltër lacial. Sulmuesi dhe lojtari më i mirë i klubit, maqedonasi Goran Pandev deklaroi mbrëmë dëshirën për t’u larguar nga ekipi kryeqytetas. “Dua të largohem nga Lacio” ishte deklarat shokuese e Maqedonasit dhënë televizionit Sky Sport.

"Kam folur me presidentin Lotito dhe ia shpjegova situatën. Presidenti nuk ishte i kënaqur, por me Lacion e kam mbyllur dhe s’dua të rikthehem pas. shpresoj vetëm që Lotito të gjejë një zgjidhje që të mbeten të gjithë të kënaqur", përfundoi ai.

Për sulmuesin maqedonas ofertat nuk kanë munguar. Nga Reali i Madridit te Bajerni i Mynihut e deri te Juventusi, ekipet prestigjioze që kërkojnë shërbimet e lojtarit nuk mungojnë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›