Kombëtarja fiton 1 pozicion në renditjen e FIFA-s
Renditja e muajit mars e sheh skuadrën e Shqipërisë në vendin e 96-të me 335 pikë, ndërsa në renditjen vetëm për federatat e UEFA-s në vendin e 41-të. Kundërshtari i Kombëtares shqiptare në miqësoren e mbrëmjes së sotme, Irlanda e Veriut, renditet në vendin e 39-të të FIFA-s, me 748 pikë, ndërsa në UEFA në vendin e 23-të.
Rivalët e Shqipërisë në grupin D në eleminatoret e “Euro 2012” renditen përkatësish në këto pozicione: Franca mban vendin e 7-të në renditjen e FIFA-s dhe të 6-in në UEFA me 1171 pikë; Rumania pozicionohet në vendin e 36-të në FIFA dhe të 21-in në UEFA, me 774 pikë; Bosnja mban vendin e 49-të në FIFA dhe të 29-in në UEFA, me 644 pikë; përfaqësuesja e Bjellorusisë renditet në vendin e 79-të në FIFA dhe në vendin e 39-të në UEFA, me 400 pikë.
E vetmja skuadër e grupit D që renditet më poshtë se përfaqësuesja e Shqipërisë është Luksemburgu, që mban vendin e 126-të në FIFA dhe të 48-in në UEFA, me 196 pikë.