Ronaldinjo beson: Mund ta kalojmë Mançesterin
Ish-sulmuesi i Barcelonës është i vetëdijshëm për vështirësitë e sfidës në “Old Traford”, megjithatë ka besim se kuqezinjtë mund t’ia dalin me sukses. “Unë kam gjithmonë mendime pozitive, edhe pse e di se do të jetë shumë e vështirë të kualifikohemi. Është e vështirë, por jo e pamundur”, tha Ronaldinjo për “Sky Sport Italia”.
Pastaj 28-vjeçari foli edhe për formën që po kalon në Milano: “Jam i lumtur në këtë ekip, tani po kaloj formën time më të mirë. Puna e klubit është e rëndësishme për mua. Të gjithë japin maksimumin, prandaj unë luaj në pozicionin më të përshtatshëm. Dua të fitoj çdo ndeshje, të gjithë titujt e mundshëm”.