Agjenti e afron Adrianon drejt Romës
Rinaldi deklaroi se “perandori” është gati të luajë sërish në një kampionat europian, në një ekip ku ka shumë brazilianë. “Ndoshta mund të jetë Roma, Reali apo Barcelona, asgjë nuk është vendosur. Ai është i gatshëm të rikthehet, do t’i shqyrtojmë mundësitë dhe do të vendosim së bashku”, tha agjenti i ish-bomberit të Interit.
Më tej ai saktësoi se vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e Adrianos do të merret vetëm pas Kampionatit Botëror. Nëse sulmuesi i Flamengos transferohet në Romë, do të gjejë disa brazilianë: Doni, Hulio Serxho, Artur, Huan, Tadei dhe Baptista. Nëse edhe Fabio Simplisio kalon në “Olimpiko” nga Palermo (gjë që ka shumë mundësi të ndodhë), atëherë kolonisë braziliane në kryeqytetin italian mund t’i shtohet një tjetër anëtar.