Kapelo "zbulon" kapitenin: Stivën Zherrard
Tekniku italian ka përjashtuar përfundimisht mundësinë e një rikthimi të Xhon Territ në rolin e kapitenit. Mungesa për shkak të një dëmtimi e mbrojtësit të Mançesteri Junajtid, Rio Ferdinand (i cili do të merrte shiritin në ndeshjen e sotme), bëri që mediat angleze të supozojnë se mbrojtësi Terri mund të rimerrte rolin e tij.
Por Kapelo u dha fund spekullimeve, duke theksuar se futbollisti i Çelsit nuk do rimarrë më shiritin dhe se Stivën Zherrard do jetë kapiteni në miqësoren me Egjiptin. “A do kthehet Terri? Mendoj se jo. Kapiteni do të jetë Rio dhe në mungesë të tij sot do të jetë Zherrard”, tha Kapelo për “Sky Sports”.