E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja fiton disa lojtare

Nje tjeter cudi e regjistruar ne ndeshjen e fundit te kombetares sone, ishte debutimi i disa lojtareve, qe u paraqiten me mire se te tjeret, me eksperience ne fushe. Keshtu, ne vend te portierit Beqaj qe ishte i demtuar u aktivizua Isli Hidi, qe ne rastet e veshtira tregoi nivel te kenaqshem ne porte. Nese mungesat e Lales dhe Canes ndikuan disi ne loje, Hidi tregoi maturi ne porte, i cili mori edhe pergezimet e lojtareve te tjere dhe te trajnerit, pas ndeshjes. Por edhe lojtari i ekipit te kategorise se pare ne Turqi, Hacetepes, Gilman Lika, qe debutonte ne Malten, me formacionin baze te kuqezinjve paraqiti nje nivel shume te mire ne loje. "I zbatoi mire detyrat," - u shpreh trajneri Ari Han pas ndeshjes. Edhe Andi Lila zhvilloi nje ndeshje te mire, per aq minuta sa eshte aktivizuar ne fushe. Lojtari i Tiranes, shihet si nje lojtar i se ardhmes dhe pjese e kombetares. Sulmuesi kuqezi, i grumbulluar per here te pare, Xhevahir Sukaj nuk eshte aktivizuar asnje minute. Trajneri holandez nuk aktivizoi as Hamdi Salihin, qe aktualisht po luan dhe po shenon te Riedi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›