E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heroi i Portugalise perfundon ne stol

Ne ndeshjen e fundit zyrtare te kombetares sone Kristi Vangjeli, u konsideruar nje hero per kuqezinjte. Ai arriti te mbuloje per 90 minuta sulmuesin me te mire te botes, Kristiano Ronaldon. Vangjeli zhvilloi nje ndeshje te shkelqyer, por jo me larg se dy muaj, situata ndryshoi dhe u rrokullis, ne ane te kundert. Ronaldo pas ndeshjes Portugali-Shqiperi, ku ekipi i tij dhe ai personalisht e humbi betejen me kuqezinjte, arriti gjithsesi qe ne fund te vitit 2008, te fitonte dy cmime, me prestigjiozet qe i jepen nje futbollisti, ne rang individual. Lojtari qe nuk lejoi Ronaldon te shenonte, ishte mbrojtesi Vangjeli. Ndaj Maltes ai e nisi lojen nga stoli. Aktivizohet ne pjesen e dyte dhe nderrohet, disa minuta me vone. Trajneri Ari Han nuk dha shpjegime per nderrimin e cuditshem te mbrojtesit, qe luan me Arisin e Selanikut. Duhet permendur fakti se Vangjeli, nuk aktivizohet tek Arisi. Gjithsesi, edhe Erjon Bogdani nuk aktivizohet me Kievon ne Itali dhe nuk ka shkelqyer ne ndeshjet e kaluara. Prandaj eshte cilesuar paradoks lenia ne stol e Vangjelit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›