Kombëtarja, miqësore me Andorrën

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është treguar shumë aktive këto javë. Drejtuesit e FSHF-së janë duke zbatuar kërkesat e trajnerit Jospip Kuze për t’i siguruar ndeshje miqësore.
Pas ndeshjes miqësore me Malin e Zi, Kuqezinjtë do ta kenë edhe një test tjetër. Ekipi kombëtar shqiptar do tw zhvillojw ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Andorrës. FSHF ka bërë të ditur se kjo ndeshje është vendosur të zhvillohet në datën 2 qershor në Shqipëri.
Ndërkaq para kësaj sfide, të përzgjedhurit e trajnerit Josip Kuze do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në Podgoricë në 25 maj kundër përfaqësueses së Malit të Zi.
FSHF ka njoftuar se në këtë takim trajneri Josip Kuzhe do të kërkojë të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, për të parë nga afër formën e tyre në prag të fillimit të kualifikimeve për eliminatoret e EURO 2012.
Kombëtarja shqiptare miqësoren e fundit të zhvilluar në Tiranë ka arritur ta mposhtë Irlandën e Veriut me rezultat 1:0. Kjo fitore i ka ngritur për 13 pozita kuqezinjtë në renditen e FIFA’s për muajin e fundit.