Kombëtarja, miqësore me VPV Purmersteijn

Ekipi kombetar shqiptar i futbollit vazhdon përgatitjet për ndeshjen kundër përfaqësueses së Holandës, ndeshje kjo e programuar për datën 11 tetor.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike që nuk kanë lejuar stërvitjen në fushat me bar, trajneri Baric e zhvilloi zhvilloi stervitjen e sotme në palestër sportive. Lojtarët kanë zhvilluar ushtrime fizike duke zbatuar edhe disa skema tekniko-taktike me udhëzimet e trajnerit.
Edhe sot mesfushori Devi Muka ka shfaqur probleme shëndetsore dhe nuk është stërvitur me grupin e lojtarëve. Ndërkaq ditën e enjtë, në oren 17:30, përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin rajonal VPV Purmersteijn.
Sipas faqes zyrtare në internet të klubit, që ka publikuar edhe një lajmërim për takimin, ndeshja do të zhvillohet me dy pjesë nga 40 minuta, ndërsa pushimi do të jetë vetëm 5 minuta.
Ky test do t'i shërbejë trajnerit kroat të Kombëtares si një mundësi e mirë për të vëzhguar realisht gjendjen e lojtareve por edhe për të provuar skema të cilat do të përdoren në ndeshjen ndaj Holandes. Kjo ndeshje ka shfaqur interesimin e mediave vendase dhe pritet te filmohet dhe te transmetohet nga kompania "EyeËorks Sport" që do të prodhojë sinjalin e ndeshjes Hollandë -Shqipëri. Edhe sot pasdite stërvitja e skuadrës do të zhvillohet në palestren sportive .