E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, sot miqësore me Besën në Kavajë

Partizani do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore me Besën e Kavajës. Takimi do të luhet në stadiumin "Besa" në orën 15:00. Kjo është ndeshja e dytë miqësore midis dy ekipeve gjatë këtij sezoni. E para e zhvilluar gjatë fazës përgatitore përfundoi në barazim pa gola (0-0).
Partizani fitoi 2-0 me Besën në transfertën e zhvilluar në "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit (gola të Abilaliaj dhe Sokol Bulkut).
Partizani ndodhet në vendin e 3-të në kampionatme 10 pikë, ndërsa Besa në të 9-in me 5 pikë.
Ekipi i kuq ka marrë gjithashtu një ftesë nga skuadra e Skraparit që drejtohet nga trajneri Sulejman Demollari, ndeshje që parashikohet të luhet ditën e shtunë, më 7 tetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›