Shkëndija nuk i jep vizë Renovës

Tetovë, 17 maj - Në një atmosferë tejet të mirë , futbollistët e Shkëndijës ishin të motivuar për ta fituar këtë takim pasi që tre pikët ishin shumë të vlefshme për të qëndruar në garë për ti ikur ndeshjeve të barazhit.
Kryetrajneri Luma deklaroi se ky takim është dashur që patjetër të fitohet."Djelmoshat e mijë kanë luajtur mirë gjatë 90 minutave të ndeshjes. Pjesën e parë ishin konkurrent më të mirë. Në pjesëlojën e dytë u tërhoqëm në zonën tonë. Mirëpo me anë të një aksioni të mirë aritëm që të shënojmë edhe një gol që na siguronte trepikeshin. Goli i pranuar, nuk na preu këmbët qëndruam të bashkuar deri në fund,"tha Luma.
Goli i Idrizit i shënuar nga një distancë prej 30 metrash solli delirium në stadium. Në pjesën e dytë Tolevski vulosi fatin e takimit me golin e dytë ndërsa Nuhiu ariti vetëm të zbus epërsinë e "kuq e zinjve".
Sipas trajnerit Luma menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me skuadrën e Renovës kryesia e klubit të Shkëndija'79, bëri pagesën në vlerë prej 300 eurosh për ndeshjen me Bregallnicën.
Kryetrajneri Vllatko Kostov deklaroi për Albania-Sport, se në këtë takim futbollistët e Shkëndijës zemrën e lanë në terrenin e gjelbër."Shkëndija e meritoj fitoren. Futbollistët e Shkëndija'79 zemrën në teren. Futbollistët tanë menduan se luhet për emër. Emri nuk të bënë futbollistë,"tha Kostov.
Ndeshja u përcoll nga 6000 tifozë, të cilët ishin përcollën një ndeshje derbi që për një kohë të gjatë i ka munguar stadiumit të qytetit në Tetovë.
Grupet e tifozëve "Ballistët" dhe "Kacakët" kishin një pjesëlojë të tyre pasi që në fillim të takimit "Ballistët" , dolën me transparentin "Pare Pare Pare. Lumturia sb'lehet me Pare.Ne jemi të lumtur", ndërsa "Kacakët" u kundërpërgjigjën me një transparent"Kur kërkuam mëshirë ju na kërkuat para".Në fund të takimit "Ballistët" kur panë se skuadra e tyre shënon fitore nxorën transparentin e fundit në takim "Evropa për Ju - Tearca",sh.j( aludohet nje fshat afer kufirit).

Rezultat e ndeshjeve te zhvilluara dje:
Bashkimi 1-0 Pelister
Maqedonija GJ.P 1-1 Vardar
Napredok 3-1 Vlazrimi
Rabotnicki 1-2 Pobeda
Shkendija 2-1 Renova
Sileks 3-0 Bregalnica
Renditja tabelare ne Ligen e pare te Maqedonise.
1) Rabotnicki 65
2) Pobeda 65
3) Маqedonia GJ.P 60
4) Vardar 58
5) Renova 53
6) Pelister 42
7) Napredok 42
8) Bashkimi 39
9) Sileks 38
10) Shkendija 38
11) Bregallnica 10
12) Vllazrimi 9
Vullnet Dauti, Albania-Sport.com