E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uran Ymeri: Do t’i them STOP Katanecit!

- Ndihmëstrajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq të martën ka udhëtuar për në Lubjanë ku është takuar me përzgjedhësin Srecko Katanec. Sipas të gjitha gjasave këta të dy kanë përpiluar listën e lojtarëve, të cilët do të ftohen për ndeshjen kualifikuese me Izraelin më 2 qershor në Shkup, si dhe kanë biseduar për taktikën sesi do t'i kundërvihen izraelitëve. Shkuarja e Stanojkoviqit në Lublanë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te ndihmëstrajneri shqiptar, Uran Ymeri, pasi ky i fundit mendon se nuk është përfillur fare. "Në gazeta kam dëgjuar se Stanojkoviqi ka shkuar në Lubjanë. Ata dy njihen mirë sepse janë edhe shokë, ndërsa unë as që jam njoftuar. Kataneci e coi Stanojkoviqin në dy seminare, në Berlin dhe Bukuresht, kurse mua as që më kanë thënë. Ka pasur mundësi Kataneci t'i thotë Stanojkoviqit që pas seminarit të Berlinit, të shkojë unë në Bukuresht, por si ka thënë. Do të pres deri më 17 nëntor, kur i skadon kontrata Katanecit me FFM-n. Atëherë do t'i them stop se nuk shkon më kështu", është shprehur Ymeri. Ai edhe kësaj radhe ka përsëritur qëndrimin e tij të mëparshëm lidhur me përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në futbollin e Maqedonisë. "Me 17 nëntor do të kërkojmë dy seleksionues shqiptarë, ose do të kërkojmë përqindjen e lojtarëve shqiptarë në përfaqësuesen e Maqedonisë. Këto janë zgjidhjet e vetme", tha Ymeri.
Ndryshe, reprezentacioni i Maqedonisë grumbullimin e parë me futbollistët për takimin me Izraelin (2 qershor) do ta kenë më 26 maj në Ohër. Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Shkup, duke filluar nga ora 19:30.

Rijad Murati, Albania-Sport.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›