E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja, nesër miqësorja me Adanaspor

Kombëtarja shqiptare prej dy ditësh ndodhet në Turqi ku po zhvillon edhe grumbullimin e saj shtatë ditor .Trajneri Kuzhe ka thirrur nën urdhrat e tij rreth 20 futbollistë ku 18 prej tyre aktivizohen në kampioantin shqiptar ndërsa dy në kampionatet e huaja. Ky grumbullim do t'i shërbejë Kuzhesë për të piketuar elemente te rinj dhe të vlefshëm për Kombëatren e madhe në kuadër të eleminatoreve të Europianit. Dje kuqezinjtë kanë zhvilluar dy seanca stërvitore ku ajo e paradites ka qënë me ritëm më të ulët ndërsa kanë shkëlqyer Bakaj dhe Muzaka. Në Turqi ka edhe shumë menaxherë skaudrash të huaj të cilët po vëzhgojnë nga afër lojtarët kuqezinj.
Me date 6 Janar ekipi kombëtar do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin e FC Adanaspor, që do luhet në orën 15.00 në kompleksin sportiv të Hotel Papillon.

Gjithashtu stafi i ekipit kombëtar ka planfikuar të zhvillojë një ndeshje miqësore në datë 9 janar, por kundërshtari ende nuk është vendosur pasi po bëhen bisedime me disa ekipe të grumbulluara në Turqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›