Kombëtarja nis përgatitjet Lila e Teli: E kemi harruar 6-1
TIRANE- Kombëtarja shqiptare ka nisur në Durrës përgatitjet për ndeshjet eliminatore të Europianit 2012 ndaj Rumanisë dhe Luksemburgut. Futbollistët e fundit që kanë mbërritur në ekip kanë qenë Lorik Cana, Hamdi Salihi dhe Klodian Duro, të cilët kanë qenë të impenjuar në ndeshjet e ditës së dielë. Shqipëria rikthehet në Rumani pas një disfate 6-1 të pësuar 3 vjet më parë, por për futbollistët kuqezinj, ajo tashmë i përket së shkuarës.
“E kemi harruar atë ndeshje, tani është nisja e një edicioni eliminator dhe objektivat janë të ndryshëm”, deklaroi mbrojtësi Andi Lila. Kombëtarja ka zhvilluar disa takime të mira kohët e fundit, ku mbrojtja është shfaqur si një repart i konsoliduar, duke mos lejuar gol në disa ndeshje radhazi, por sipas Admir Telit, me Rumaninë nuk është asnjëherë e lehtë. “Luajnë apo nuk luajnë Kivu e Mutu, rumunët janë gjithnjë një ekip shumë i fortë dhe që bën lojë të shpejtë, kështu që duhet të japim maksimumin për të shpresuar në një rezultat pozitiv”, deklaroi ai. Shqipëria do të luajë në Rumani ditën e premte, më 3 shtator, ndërkohë që më 7 shtator do të presë në Tiranë Luksemburgun. Këto takime janë të vlefshme për grupin G të Europianit 2012, ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe Franca, Bosnjë-Hercegovina dhe Bjellorusia.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)