Kombëtarja nis stërvitjen. Han: Kujdes në mbrojtje
Nga Altin Latifi
Shqipëria vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Hungarisë. Trajneri Han ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore, ndërsa vazhdon të jetë i dëmtuar Hamdi Salihi. Në stadium pritet të jenë gjithashtu edhe 1 mijë tifozë shqiptarë.
TIRANE- Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore ditën e enjte, në prag të sfidës me Hungarinë. Kuqezinjtë e kanë bërë pushim paradite, duke bërë shëtitje në qytet, ndërsa pasdite janë stërvitur rregullisht. Edhe këtë herë Hamdi Salihi është stërvitur veçmas skuadrës, duke lënë të kuptohet se shkodrani nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të shtunës. Në prag të këtij takimi, trajneri Ari Han ka deklaruar se skuadra do të futet në fushë me një mbrojtje të kontrolluar, duke synuar edhe sulmin. Sipas tij, skuadra në asnjë moment nuk duhet të kalojë në aventurë, duke parë se hungarezët kanë një mesfushë brilante. Mungesa e sulmuesit Zoltan Gera dhe portierit Gabor Babosh janë një avantazh i madh për kuqezinjtë në prag të kësaj sfide. Pas 2 ndeshjesh, Shqipëria mban vendin e parë në grupin A me 4 pikë, por duke pasur një golavarazh më të mirë se Suedia dhe Danimarka. Takimi mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të luhet të shtunën në orën 19.45 në stadiumin Ferenc Pushkash. Në Budapest pritet të jenë ditën e shtunë rreth 1 mijë tifozë shqiptarë, që do udhëtojnë kryesisht nga vendet europiane. (a.r/balkanweb)