E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia, Terry demtohet ne shpine

Mbrojtesi i Chelsea, John Terry do qendroje jashte fushes per shkak te nje demtimi ne shpine.

Dy dite para ndeshjes me Kazakistanin ne “Wembley”, Anglia ka humbur nje prej lojtareve me te rendesishem. Mbrojtesi i Chelsea, John Terry do qendroje jashte fushes per shkak te nje demtimi ne shpine.

Mundesite jane te vogla qe Terry te luaje edhe ne transferten e veshtire te Minskut kunder Bjellorusise diten e merkure. Vendin e titullarit te “Tre Luaneve” do ta zere mbrojtesi i West Ham, Matthew Upson, i cili do ndihmoje ne qender te repartit difensiv kapitenin Rio Ferdinand.

Capello shikon telashe edhe ne sulmin e skuadres, ku Emile Heskey nuk ka mundur te rekuperohet per ndeshjen e se shtunes. Sulmi do te nise qe nga minuta e pare me dyshen Wayne Rooney-Peter Crouch.

Per keto dy ndeshje do te jete i gatshem Steven Gerrard, i cili nuk mundi te riaftesohej ne kohe per takimet e para kunder Andorres dhe Kroacise. Anglia renditet ne vendin e pare te grupit me 6 pike te plota dhe ne dy ndeshjet e radhes, ishulloret do tentojne te bejne te njejten gje per te hedhur nje hap te madh drejt Afrikes se Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›