NJEREZIT QE DO TE QEVERISIN BOTEN
Nga DRITAN HAXHIRAJ
Stafet politike te Obames e Mckain, qe mbas nje jave do te instalohen ne Shtepine e Bardhe
Te dish te krijosh nje skuader te suksesshme eshte e para gje, qe te mesojne ne shkollat amerikane, por skuadra politike qe mbulon krahet e kandidatit per Shtepine e Bardhe, eshte nje staf i paimagjinueshem idesh, se si te krijosh te ardhmen.
Jane njerezit me sy, vesh e goje qe gjate fushates elektorale jane te destinuar me vone, qe te zene postet kyc ne administrata duke u kthyer ne krahun operativ te Ekzekutivit qe do te zere vend ne Washington me 20 Janar 2009.
John Mckain i cili para krizes financiare, kishte arkitektuar pjesen me te madhe te fushates elektorale mbi eksperiencen e tij personale ne politiken e jashtme duke menduar se vazhdimi i luftes kunder terrorizmit global, ishte ne qender te debatit politik, rizgjodhi si koordinatore te fushates Randy Scheuneman, fondatore e Orion Strategies ne 2001, nje shoqeri qe merret me konsulence nderkombetare.
Scheuneman ka qene per kohe te gjate ne stafin e George W.Bush duke mbuluar probleme delikate te politikes se jashtme, duke filluar me zgjerimin ne NATO, reformen e OKB dhe mbrojtjen me predha balistike.
Ne 2002 formoi komitetin joqeveritar per te mbledhur ndihma financiare e jo vetem, per rrezimin e regjimit te Sadam Huseinit.
Mike personale e gjeneralit te suksesshem Petraeus, mbeshteti planin per shtimin e trupave (surge plan) ne Irak duke e quajtur te domosdoshem per arritjen e objektivave ne Lindjen e Mesme nga ana e amerikaneve.
Per sigurine kombetare Mckain, ka privilegjin te konsultohet me disa gjeneracione strategesh republikan te politikes se jashtme, duke filluar me Henry Kissinger e Richard Armitage, te ashte quajturit realist dhe me rrymen tjeter ideologjike te shkolles republikane neocon ku zerat e padiskutuar jane William Kristol e Robert Kagan e duke vazhduar me veteranin e diplomacise te gjithanshme te Departamentit te Shtetit, Ricard Williamson i cili ka mbuluar detyra te rendesishme ne politiken e jashtme pergjate administrates Regan, Bush e George W.Bush, i derguar i posacem ne janar te 2008 ne Sudan per te zgjidhur krizen e Darfurit.
Republikanet mund te perdorin edhe eksperiencen e ish drejtorit te CIA-s nga vitet 1993-1995 James Woosley, konsulent i gjithanshem duke futur ketu dhe ceshtjet energjetike, po ashtu dhe Kori Schake eksperte per Mbrojtjen dhe Keshilltare per sigurine kombetare e Bushit dhe chief of staff e Shtepise se Bardhe.
Kori Schake jep mesim per Sigurine Nderkombetare ne Akademine Ushtarake te West Point dhe eshte autore e nje plani ushtarak per rrezimin e Ahmadinejad.
Nga kjo liste emrash nuk mund te mungoje senatori demokrat Joseph Liberman, i cili se bashku me Mckain jane miq te vjeter dhe anetare te Armed Services Commitee, duke cuar perpara ndihmen per fushaten ushtarake ne Irak, motiv qe beri senatorin demokrat te largohej nga grupi i demokrateve dhe te vazhdoj rrugen e vet politike si indipendent ne senatin amerikan.
Por il team qe ne kete moment eshte nen presion te padiskutueshem mediatik eshte ai ekonomik.
Ketu republikanet perdorin eksperiencen e ish shefit te Bilancit te Kongresit, Douglas Holtz-Eakain qe si filozofi te analizes ekonomike perdor "analizen dinamike" nje metodik qe studion se si variacioni fiskal influencon ne rritjen e ekonomise boterore.
Raporti i tij ekonomik konsiderohet nje nga me efikaset, ku se bashku me nje tjeter minister te mundshem, ate te Thesarit ku emri me i lakuar eshte ai i njeriut me te pasur ne bote (para nje java ka kaluar ne klasifikimin boteror Bill Gate) Warren Buffet, mendohet te jene pergjigjja e rivleresimit te rregullave te kapitalizmit.
Kjo krize qe po kalojme eshte krize rregullash, ku per te cilen nese vete tregu stabilizon nje pjese te problemeve, pjesen tjeter e rregullojne ndihmat e shtetit.
Duke vazhduar me nje tjeter ekonomist John B.Taylor jep mesim ne Universitetin e Standford i famshem per rregullen Taylor, e tija ideja, "kur fikson taksen e interesit per nje kohe te shkurter" dhe i njohur per nje faktor tjeter ne planin e ekonomise nderkombetare, mbahet si "truri" i shpetimit te ekonomise argjentinase nga kraku financiar i 2005.
Dhe se fundi me Kenneth Rogoff ekonomist i Harvard dhe gjithashtu drejtor i FMN-se nga 2001-2003.
Per demokratet, kontributi me i vyer qe mund t'i jepte Bill e Hillari Klinton senatorit Barak Obama, jane njerezit e stafit te tyre.
Duke filluar me Susan E.Rice e Brookings Institucion e me tej me ish-keshilltarin per Sigurine Kombetare Anthony Lake, duke vazhduar me Richard Danzing me nje te kaluar prej ministri Marine dhe me nje te tashme prej konsulenti per armet biologjike ne Pentagon dhe me nje te ardhme ne rast fitore minister Mbrojtjeje.
Per te njejten karrige per Mbrojtjen ndodhet nje klintonian i hekurt, spin doctor i Obamas, William J.Perry profesor ne Stanford University,ish-minister i Mbrojtjes ne Administraten Klinton nga 1994-1997.
Nen drejtimin e tij SH.B.A dergoi marinsat ne Haiti ne 1994 per te "bindur" regjimin ushtarak e per te vendosur ne te njejtin vend presidentin Aristid.
Po e tij ishte firma per operacionet speciale ne Bosnje ne 1994 e forcave amerikane.
Per te njejten Ministri diskutohet dhe Sarah Sewall, docente e public policy ne John F.Kennedy School of Govermant e Universitetit te Harvard dhe njekohesisht drejtoreshe e Carr Center for Human Rights Policy.
Sewall ka qene ish-zevendes ministre e Mbrojtjes me delegim per paqen, ne te gjithe kohen e Administrates Klinton dhe ne te njejten kohe ka bashkepunuar ne planet ushtarake me gjeneralin David Petraeus.
Per sigurine kombetare emri me i lakuar eshte ai i koordinatorit te fushates elektorale te Barak Obames, Denis McDonough ish- keshilltar per politiken e jashtme e ish-kryetarit te demokrateve ne Senat, Tom Daschle.
Ne krah te tij ndodhet Mark Lippert konsulent i Obamas ne Senat. Lippert i kthyer ne pranvere nga sherbimi ushtarak ne Irak, konsiderohet nje nga njerezit me te besuar te Obamas dhe sipas mediave eshte redaktori i fjalimeve me te rendesishme te mbajtura prej tij deri me tani.
Ne rast fitore eshte kandidati i mundshem si Zedhenes i Shtepise se Bardhe.
Por emri me i rendesishem i ish-stafit klintonian eshte ai i zonjes se hekurt, Madellin K. Albright.
Mbas Obamas eshte Madellin Albright ish-Sekretare Shteti, diplomate e hekurt, ambasadore e SH.B.A ne OKB.
Eshte po ajo qe ka sjelle ne grupin e punes Jonathan S.Gration, Gjeneral te Aeronautikes, drejtor i Millenium Villages.
Per ceshtjet nukleare emri ne listen e demokrateve eshte ai i Sam Nunn, ish-senator, co-President i Nuclear Threat Initiative, nje organizate qe i dedikohet zvogelimit te rreziqeve qe perbejne armet nukleare, biologjike e ato kimike.
Ne 1991 se bashku me senatorin republikan Richard Lugar, Nuun paraqiti ligjin Lugar-Nuun Cooperative Threat Reduction Program i cili beri te mundur cmontimin e aktivitetit te programit nuklear ne ish-Bashkimin Sovjetik.
Team i demokrateve per ekonomine fillon me emrin e Jason Furman, drejtor per politikat ekonomike te fushates elektorale te Obamas.
Furman ka qene asistenti i vecante i Bill Klintonit per politikat ekonomike dhe staff economist i Council of Economic Adviser. Ka qene dhe Senior-economic i Banks Boterore.
Nese fiton Obama, Furman projektohet ne Ministrin e Thesarit.
Emer tjeter eshte ai Austan Goolsbe, profesor ekonomie ne Chichago University, ne grupin e punes eshte dhe Daniel Tarullo, profesor ekonomie ne Law Center prane Georgetown University ku jep, te Drejte Nderkombetare dhe Ekonomi.
Zevendes Sekretar Shteti me delegim per ekonomine dhe biznesin, gjithmone me Klintonin, Tarullo eshte nje nga njerezit e besuar te ish-presidentit.